Print this page
Rritja e eficiencës në Gjykatat e Shkallës së Parë

Rritja e eficiencës në Gjykatat e Shkallës së Parë

25 Qershor 2021 |

Misioni EURALIUS vazhdon të asistojë Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) në lidhje me rritjen e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë. Për këtë qëllim, EURALIUS në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Dhoma Civile) është duke pilotuar aktivitete në lidhje me urdhërat e ekzekutimit dhe standartizimin e veprimtarisë administrative në fazën paraprake. 

Në datën 25 Qershor 2021, u mbajt një takim me pjesëmarrjen e gjyqtarëve të kësaj Gjykate, Kryetares së KLGJ-së dhe ekspertëve Euralius. Në vijim të rezultateve inkurajuese të aktiviteteve të pilotuara për urdhërat e ekzekutimit, u ra dakort për tu proceduar me standartizimin e  veprimtarisë administrative në fazën veprimeve paraprake të gjykimit civil dhe delegimin e detyrave administrative nga gjyqtarët tek nënpunës gjyqësor të mirëtrajnuar. 


FaLang translation system by Faboba