Print this page
Tryezë pune mbi Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve

Tryezë pune mbi Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve

15 Qershor 2021 |

Më 10 dhe 11 qershor 2021, EURALIUS ndihmoi në organizimin e një tryeze pune dy ditore për Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi vlerësimin e performancës së Prokurorëve. Objekti kryesor i tryezës së punës ishte finalizimi i rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Projekt Rregullorja u diskutua nen për nen. Në veçanti, metodologjia e pikëzimit, që është pjesë thelbësore e draft rregullores, ngriti një gamë të gjerë pyetjesh të cilat u shqyrtuan në thellësi me qëllim përcaktimin e treguesve të duhur dhe nivelit përkatës të pikëve për të katër kriteret e vlerësimit. Lidhur me këto pyetje, u bë subjekt i diskutimeve të hollësishme edhe përcaktimi i të dhënave statistikore të nevojshme për të zbatuar skemën e vlerësimit të performancës.
Tryeza e punës ishte një hap i rëndësishëm përpara drejt finalizimit të draft rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve, përfundimi i të cilës mund të pritet së shpejti


FaLang translation system by Faboba