Print this page
Trajnime specializimi për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit

Trajnime specializimi për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit

31 Maj 2021 |

EURALIUS në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit organizon një seri trajnimesh specializimi për nëpunësit e Drejtorisë, të cilat përqendrohen në temat e mëposhtme:

  • Kontrollimi i kushtetutshmërisë – Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese
  • Teknika legjislative
  • Interpretimi i ligjit vendas, dhe specifikat e ligjit fiskal
  • Interpretimi i ligjit të BE-së
  • Akte nënligjore dhe akte të tjera administrative
  • Kontrollimi i kushtetutshmërisë - Të drejtat themelore
  • Pajtueshmëria e ligjit kombëtar me marrëveshjet ndërkombëtare

Më 17 maj 2021, trajnimi i parë trajtoi Kontrollin e Kushtetutshmërisë me fokus në Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe parimet kryesore kushtetuese, këshilla praktike për kontrollin e kushtetutshmërisë, si dhe ushtrime praktike dhe diskutime me pjesëmarrësit.

Më 20 dhe 21 maj 2021, u zhvilluan trajnimet mbi teknikat legjislative për hartimin, ndryshimin dhe konsolidimin e legjislacionit, përfshirë konceptet themelore të teknikës legjislative, kodifikimin e legjislacionit dhe teknikat për ndryshimin ligjor, aktet Omnibus dhe përdorimin e tyre , si dhe elemente të organizimit të normës juridike, pasuar nga puna në grupe, ku pjesëmarrësit analizuan një akt oponence dhe identifikuan cilat janë elementet dhe racionalja e teknikës legjislative.

Më 27 dhe 28 maj 2021 u zhvilluan trajnimet mbi Aktet Nënligjore dhe Aktet Administrative, të cilat i prezantuan pjesëmarrësit me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatave Administrative në lidhje me aktet nënligjore në kuptimin e nenit 118 të Kushtetutës në krahasim me aktet administrative e brendshme. Prezantimet u pasuan nga angazhim praktik me praktikën gjyqësore dhe punë në grupe për shembuj praktikë.


FaLang translation system by Faboba