Print this page
Manuali mbi hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Manuali mbi hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

25 Maj 2021 |

EURALIUS-i në bashkëpunim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) hartoi dhe botoi një Manual mbi hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Manuali është një produkt i përbashkët i EURALIUS-it dhe ILD-së, një mjet i dobishëm dhe i shumë pritur.

Manuali është një mjet gjithëpërfshirës i ndërtuar për të lehtësuar punën sifudese të ILD-së gjatë hetimit disiplinor të shkeljeve të pretenduara të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe anëtarëve të Këshillave. Për më tepër Manuali mund të shërbejë edhe si një udhërrëfyes për të kuptuar më mirë sistemin e ri disiplinor të miratuar si pjesë e reformës në drejtësi.

Manuali përmban një komentar mjaft të gjerë që ka për qëllim të garantojë interpretimin e njëtrajtshëm të të gjitha dispozitave që lidhen me hetimin disiplinor të shkeljeve të pretenduara të magjistratëve dhe anëtarëve të Këshillit. Dispozitat e komentuara janë përkatësisht nenet 118 deri në 137 të Ligjit nr. 96/2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.
Gjithashtu Manuali përmban shtatëdhjetë (70) formate standarte që do të përdoren nga inspektorët e ILD-së përgjatë gjithë fazave procedurale të hetimeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve".


FaLang translation system by Faboba