Print this page
Manuali i Ndihmës Juridike

Manuali i Ndihmës Juridike

23 Mars 2021 |

EURALIUS në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas kanë përgatitur një Manual të Ndihmës Juridike, i cili synon të mbështesë praktikuesit në zbatimin e kuadrit legjislativ që rregullon ndihmën juridike.
Manuali përshkruan të gjithë hapat proceduralë që kërkohen të ndërmerren në procedurat gjyqësore në lidhje me ndihmën juridike. Përveç kësaj, manuali adreson pyetje të zakonshme të aplikimit, si dhe pyetje në lidhje me caktimin e avokatëve, pasi është dhënë ndihma juridike dytësore.

Për më tepër, manuali i referohet dispozitave përkatëse të kodeve respektive procedurale, duke përfshirë marrëdhënien ndërmjet ligjit për ndihmën juridike dhe dispozitave të kodit përkatës procedural. Ai gjithashtu përmban tekstin e Ligjit për Ndihmën Juridike si dhe të gjitha aktet ligjore të miratuara për zbatimin e tij.
Manuali është prezantuar në seanca trajnimi për gjyqtarët dhe palët e tjera të interesit. Përveç kësaj, Manuali u është shpërndarë të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe përfituesve të tjerë, të tillë si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Dhoma e Avokatisë, etj.


FaLang translation system by Faboba