Print this page
Ceremonia për dhënien e certifikatave të trajnimit

Ceremonia për dhënien e certifikatave të trajnimit

12 Tetor 2021 |

Më 11 tetor në ambientet e Ministrisë së Drejtrësisë u mbajt një pritje dhe ceremoni për dhënien e Certifikatave të Trajnimit për pjesëmarrësit nga Ministri i Drejtësisë dhe Drejtuesja e Ekipit të EURALIUS. Ceremonia shënoi kulmimin e ciklit të trajnimeve specializuese për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit në MD.

Tre trajnimet e fundit në këtë cikël mbuluan përafrimin e legjislacionit të brendshëm me acquis e BE-së, sipas fushave specifike, përkatësisht  në organizimin gjyqësor,  zhvilluar po në të njëjtën ditë, mbi fushën e së Drejtës Civile, zhvilluar më 27 dhe 28 shtator, si dhe mbi fushën e së Drejtës Penale, zhvilluar më 23 dhe 24 shtator 2021.
Trajnimet përfshinë një kombinim të paraqitjes së përgjithshme mbi ligjin e BE-së si dhe standardet referuese të BE-së që ndikojnë në organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë, si dhe shpjegimin e acquis të BE-së dhe Direktivat e Rregulloret zbatuese në këto fusha si dhe zhvillimi i ushtrimeve praktike dhe shembujve mbi transpozimin ose zbatimin e këtyre instrumenteve.

 


FaLang translation system by Faboba