Partnerët zbatues

Kontrata i është dhënë një Konsorciumi të drejtuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CICL) dhe Agjencinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (aed).

IRZ 

Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) u themelua si një shoqatë e regjistruar në maj të vitit 1992 me iniciativën e Ministrisë Gjermane të Drejtësisë. Themelimi i tij u parapri nga një numër kërkesash që vinin nga vendet në tranzicion të Evropës Qendrore, Lindore dhe pjesërisht asaj Jugore, duke i kërkuar Ministrisë Gjermane të Drejtësisë asistencë në realizimin e reformave që priteshin. 

Për 20 vjet radhazi IRZ si një organizatë jo-fitimprurëse ka ndihmuar shtetet në zhvillimin e strukturave për sundimin e ligjit, si dhe në zbatimin e strukturave funksionuese të ekonomisë së tregut. Në këtë mënyrë, ajo vazhdimisht i zhvillon më tej strategjitë dhe konceptet e saj dhe i përshtat ato me shtete dhe rajone të tjera. IRZ punon e ngarkuar dhe me fonde të Ministrisë Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit por, ndërmjet të tjerash, edhe me fonde të dhëna për projekte nga Ministria e Jashtme Gjermane. Krahas kësaj, Fondacioni IRZ zbaton  edhe projekte të BE-së, që iniciohen dhe financohen nga Komisioni Evropian në kuadër të politikës së fqinjësisë dhe aderimit në BE. 

Për më shumë informacion referojuni faqes zyrtare www.irz.de  

CILC

Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor (CILC) mbështet sundimin e ligjit duke iniciuar dhe zbatuar projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar ligjor. CILC bashkon ekspertë ligjorë nga vende të ndryshme për gjetjen e zgjidhjeve për një sërë sfidash brenda sistemeve ligjore në zhvillim. CILC është e vendosur më qendër në Hagë dhe portofoli i projekteve të saj aktuale shtrihet në një sërë vendesh në zhvillim dhe në tranzicion, si në Afrikë, Azi, në Evropën Qëndore dhe Lindore dhe në Lindjen e Mesme. CILC u themelua në vitin 1985 me iniciativën e Qeverisë Hollandeze për zbatimin e një programi disavjeçar për bashkëpunim gjyqësor me Indonezinë. Pas shembjes së regjimeve komuniste, nisur nga nevoja imediate për ekspertizë në krijimin e shtetit të së drejtës, CILC filloi të mbështesë edhe reformat ligjore të ndërmarra në ish Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore. Që prej asaj kohe, CILC është zhvilluar si një organizatë projektesh që operon në të gjithë botën në fushën e bashkëpunimit ligjor ndërkombëtar dhe krijimit të kapaciteteve për sundimin e ligjit. Për më shumë informacion referojuni faqes së internetit www.cilc.nl 

aed

aed është mandatuar nga Ministria Austriake e Drejtësisë për të ofruar praktikat më të mira Evropiane dhe austriake për projektin EURALIUS IV. aed është një platformë ndërministrore për zbatimin e projekteve të huaja në formimin e kapaciteteve dhe anëtarët e shoqatës tashmë kanë kontribuar në disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri.

Misioni i aed është:

• Asistencë për shtetet, institutet dhe individët në ngritjen e administratave dhe strukturave efiçente

• Eksportimi i praktikave më të mira austriake duke përfituar nga programet e donatorëve të huaj që mbështesin zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik.

• Nxitja e marrëdhënieve ndërkombëtare me një fokus të veçantë në çështjet ekonomike dhe kulturore

• Mbështetja e arsimit, shkencës dhe kërkimit

• Forcimi i pozicionit të Austrisë në tregjet kryesore dhe ato të ardhme

 

Për më shumë informacion referojuni faqes zyrtare www.aed.or.at  

 

 

Kalendari i aktiviteteve

Prill 2017
D H M M E P Sh
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30