Më 27-78 Mars 2017 në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës organizoi trajnimin “Gjykimet e posaçme dhe reforma e procesit penal. Gjykimi i shkurtuar. Gjykimi i drejtpërdrejtë. Gjykimi me marrëveshje. Gjykimi me urdhër penal”. Në këtë trajnim morën pjesë më shumë se 40 gjyqtarë dhe prokurorë nga gjykatat dhe prokuroritë shqiptare. 

Gjatë ditës së parë të trajnimit Znj. Tanja Pavelin Borziċ, Gjyqtare në Gjykatën e Zagrebit mbjati një prezantim me temë “Pranimi i fajësisë/ Gjykimi me marrëveshje duke sjellë si shembuj modelet e SHBA, Francë, Gjermani, Itali, Kroaci dhe modelin Shqiptar të bazuar në amendimet e Kodit të Procedurës Penale.

Znj. Diana Pervan, Prokurore në Prokurorinë e Zagrebit, mbajti një prezantim me temë “Udhëzime të përgjithshme për firmosje të marrëveshjeve, të dhëna statistikore- eksperienca Kroate si dhe urdhëri penal në Kroaci dhe Shqipëri”. Gjatë trajnimit u diskutuan ushtrime praktike me të pranishëmit.

Në ditën e dytë të trajnimit u mbajtën prezantime nga Z. Artan Hoxha, Profesor, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe  Z. Henrik Ligori, Prokuror, Prokuroria e Krimeve të Rënda, mbi institucionet e reja të Kodit të Procedurës Penale si për gjykimin e shkurtuar dhe urdhërin penal sipas projekt-ligjit për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Profesor Hoxha mbajti një prezantim mbi ndryshimmet në Kodin e Procedurës Penale sa i takon llojeve të gjykimeve të posaçme dhe gjykimit të shkurtuar sipas projekt-ligjit për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Z. Ligori mbajti një prezantim për gjykimin e  drejtpërdrejtë dhe gjykimin me marrveshje sipas projekt-ligjit për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. 

Ky trajnim shërbeu si platformë për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë për tu njohur me institucionet e reja për gjykimin me marrveshje dhe urdhërin penal si dhe pati mjaft diskutime ndëraktive.

 

Kalendari i aktiviteteve

Qershor 2017
D H M M E P Sh
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30