Më 1-2 Mars 2017 u zhvillua trajnimi me temë “Zbulimi, hetimi dhe ndjekja penale e krimit kibernetik”. Ky trajnim u organizua nga EURALIUS në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme. Prokurorë shqiptarë dhe oficerë të policisë gjyqësore nga Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë e rretheve morën pjesë në këtë trajnim.

Dr. Peter Schneiderhan Prokuror i lartë në Prokurorinë e Shtutgartit Drejtues i Departamentit për Krimin e Jakave të Bardha dhe Krimin Kibernetik, Z. Gernot Lamprecht Drejtues i Departamentit të Internetit dhe Krimit Kibernetik, Shërbimi Hetimor në Drejtorinë e Doganave, Austri, Z. Michael Promberger Hetues i nivelit të lartë, ndanë me të pranishmit tema si : Historia e Internetit, Informacioni Teknik (Server-Host, Netëorking), Broëser dhe Mail Clients; Rrjetet sociale dhe kërkimi i personave; Domainet dhe Adresat e IP-ve ; Mjetet e kërkimit; Teknikat e kërkimit; Hetimi i krimit kibernetik: Veçantia e tyre;  Perspektiva Europiane - Nga Skuadrat Hetimore të Përbashkëta tek Mbrojtja e të Dhënave.

Ky trajnim shërbeu për të zhvilluar kapacitetet profesionale të prokurorëve dhe policëve gjyqësorë shqiptarë, duke synuar rritjen e cilësisë së hetimit dhe ndjekjes së krimit kibernetik.

Kalendari i aktiviteteve

Prill 2017
D H M M E P Sh
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30