Komisioni “Për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, organizoi më 13 Shkurt 2017, Tryezën e Rrumbullakët të Konsultimit Publik për të diskutuar: Projektligjin “Për disa  ndryshime dhe  shtesa  në  ligjin nr .8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, i  ndryshuar”; Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar; Projektligjin “Kodi i Drejtesise për të Mitur”; Projektligjin “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”; Projektligjin “Për Shërbimin e Provës”.

Në këtë tryezë të rrumbullakët mori pjesë EURALIUS, Deputetë, Gjyqtarë, Prokurorë, Juristë, përfaqësues të  Ministrisë së Brendshme, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Dhoma e Avokatisë, etj. 

Të pranishmit ndanë pikëpamjet dhe komentet e tyre në lidhje me shtesat dhe ndryshimet në projektligje.

Kalendari i aktiviteteve

Tetor 2017
D H M M E P Sh
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31