Manualit për Hetimet Disiplinore ndaj Gjyqtarëve dhe Prokurorëve është një dokument udhëzues i përgatitur nga EURALIUS IV në bashkëpunim me Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Manuali synon të mbështesë organet dhe institucionet kompetente në interpretimin dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor në lidhje me sistemin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri..
Struktura e Manualit dhe mënyra e përgatitjes së tij synon të lehtësojë punën e përditshme të Inspektoratit të KLD-së, Prokurorisë së Përgjithshme gjatë periudhës tranzitore dhe vendosjen e një standardi uniform të zbatueshëm për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët nën hetim disiplinor. Përveç kësaj, Manuali duhet konsideruar si dokument udhëzues për organet e rinj të qeverisjes së sistemit të drejtësisë – Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kuadri i ri ligjor për hetimet disiplinore është analizuar dhe komentuar. Formularë standardë të nevojshëm për gjithë procesin e hetimit disiplinor janë hartuar, diskutuar dhe zhvilluar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët e nevojshëm gjatë përgatitjes së Manualit. Tridhjetë e tetë (38) formularë standardë dhe dhjetë (10) komente mbi dispozita ligjore të legjislacionit të zbatueshëm pritet të lehtësojnë në veçanti zbatimin e Pjesës V "Përgjegjësia Disiplinore, Civile dhe Penale”, Kreut I, “Dispozitat e Përgjithshme” dhe Kreut II “Procedurat Hetimore" të Ligjit nr 96/2016 Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.
Hartimi i Manualit nisi në fillim të vitit 2017 dhe përfundoi në qershor 2017 atëherë kur versioni final i këtij dokumenti udhëzues iu dorëzua Inspektoratit të KLD-së për zbatim të mëtejshëm.
Përmbajtja e Manualit do t’i nënshtrohet ndryshimeve dhe përshtatjeve në përputhje me ndryshimet dhe zhvillimet e kuadrit ligjor në vend.

Manualin e gjeni duke klikuar këtu:

New Publications

 

 

Kalendari i aktiviteteve

Janar 2018
D H M M E P Sh
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31