EURALIUS IV përbëhet nga ekspertë ndërkombëtarë afatgjatë, nga vende të ndryshme të BE-së dhe nga profesionistë shqiptarë, si ekspertë kombëtarë, asistentë të projektit, përkthyes etj. Ndër partnerët dhe përfituesit shqiptarë janë Ministria e Drejtësisë, Gjykatat, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria, Parlamenti i Shqipërisë, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor (ZABGJ), Shkolla e Magjistraturës, Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Dhoma Kombëtare e Noterisë. 

Ekipi i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë është kontraktuar nga Komisioni Evropian për periudhën 1 shtator 2014 deri më 31 dhjetor 2017. Euralius IV përbëhet nga këto komponentë:

Reforma në Drejtësi dhe Organizimi i Ministrisë - Dr Rainer Deville 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata e Lartë - Dr Agnes Bernhard

Drejtësia Penale dhe Zyra e Prokurorisë - Znj Koraljka Bumči

Administrimi dhe efiçenca gjyqësore - Z. Miroslaw Giembicki

Profesionet ligjore dhe Shkolla e Magjistraturës - Dr Richard Regner

Objektivi kryesor i projektit EURALIUS IV është fuqizimi i pavarësisë, transparencës, efiçencës, përgjegjshmërisë dhe rritjes së besimit të publikut në sistemin shqiptar të drejtësisë në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të BE-së.

Aktivitete të projektit

Rezultatet që pritet të vijnë nga pesë komponentët përfshijnë një miksim aktivitetesh si nga këshillim strategjik në forcim institucionesh, mbështetje në draftimin e ligjeve,  trajnim dhe mentorim, seminare, workshope dhe vizita studimore në shtete të BE-së.

Kalendari i aktiviteteve

Qershor 2017
D H M M E P Sh
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30