EURALIUS II ka vijuar menjëherë mbas finalizimit të projektit të mëparshëm dhe ka zgjatur që prej 15 Nëntor 2007 – 30 Qershor 2010. Kontraktor i projektit ka qenë Ministria Federale Austriake e Drejtësisë dhe menaxhimi i këtij projekti është kryer nga Qendra për Kompetencë Ligjore (CLC).

Puna e projektit ishte një vijimësi e punës së lënë nga EURALIUS I. Objektivi kryesor ishte përsëri zhvillimi i një sistemi drejtësie më të pavarur, të paanshëm, efiçent, profesional, transparent dhe modern, për të kontribuar në rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e tyre. 

Implementimi për një periudhë 31 mujore realizoi 10 objektiva. Një ekip Ekspertësh Ndërkombëtarë të kryesuar nga Dr. Roland Miklau, dhanë kontributin dhe ekspertizën e tyre në komponentët e mëposhtëm:

• Parashikime Kushtetuese, përmirësim performance, ndarja e përgjegjësive/ Bashkëpunimi Ndër-institucioanl, ligjet organikën - Zj. Christine Lindemann-Proetel

• Planifikimi dhe menaxhimi i burimeve në Ministrinë e Drejtësisë/Menaxhimi Financiar - Z. Juris Avotins

• Cilësia e hartimit ligjor, përafrimi i legjislacionit më atë të BE-së, këshillim mbi legjislacionin dhe analiza e kostove të hartimit ligjor - Zj. Kathleen Imholz 

• Sistemi i burgjeve, paraburgimi, alternativa të dënimit me burg - Z. Peter Naks

• Sistemi i Përmbarimit - Z. Kimmo Juhani Vikman

• Manaxhimi i çështjeve dhe administrimi i gjykatave - Z. Wilhem Treiber

• Drejtësia Penale - Zj. Marina Thode

• Administrimi i Pronës dhe të drejtat mbi pronësisë e patundshme - Z. Christof Kopecky

Përfituesit kryesorë të asistencës kanë qenë Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Drejtoria e Burgjeve, Gjykata, Zyra e Menaxhimit të Buxhetit të Gjykatave etj…

Disa rezultate janë arritur gjatë EURALIUS II, si psh “Handbook for trainers-of-trainers for budget officers in judicial institutions of Albania”, Volume I – IV, trajnime të ndryshme dhe vizita studimore në vende të BE-së, konferenca të ndryshme për Gjyqtarë, Prokurorë, Nëpunës të Ministrisë së Drejtësisë etj…

Sot Departamenti i kodifikimit në Ministri përdor vëllimin e përmirësuar të Manualit të Hartimit të Legjislacionit, i përshtatur me nevojat aktuale, i hartuar nga eksperti ndërkombëtar. 

Produkte të dorëzuar

Euralius II Final Report 

Court fee Study

Handbook for training material for budget officers in the courts of Albania

Handbook for training material for budget officers in the Prosecutions Offices in Albania

Law Drafting Manual

 

 

 

 

Kalendari i aktiviteteve

Gusht 2017
D H M M E P Sh
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31