PROJEKTI EURALIUS NDËR VITE NË SHQIPËRI

Projekti EURALIUS është një mision asistence Evropiane, për Shqipërinë dhe konsiston kryesisht në asistencën për përafrimin e legjislacionit për Sektorin e Drejtësisë. Për më shumë EURALIUS mbështet institucionet kyçe të drejtësisë Shqiptare, për t`u mundësuar një përformancë sa më afër me standartet e BE-së.

EURALIUS I 

EURALIUS ka qenë prezent në Shqipëri që prej vitit 2005. Në atë periudhë kishte një nevojë të veçantë për një reformim rrënjësor të sistemit të drejtësisë, duke qenë se shteti Shqiptar po përjetonte një progres të vështirë që prej regjimit të ashpër komunist drejt demokracisë. Shumë sfida shtriheshin përpara për Shtetin e së Drejtës.

Objektivi kryesor i projektit në atë kohë ishte të asistonte, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të kërkuara në Ministrinë e Drejtësisë dhe Gjyqësor, krijimin dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor më të pavarur, të paanshëm, efiçent, profesional, transparent dhe modern, për të kontribuar në rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e tyre. 

Misioni dha kontribut dhe asistoi disa institucione shtetërore përfituese në vend si, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Burgjeve, Burgje të rretheve, Gjykata të gjithë shkallëve etj…

Një ekip Ekspertësh Ndërkombëtar, kanë nisur të punojnë në projekt për një periudhë dy vjeçare, duke nisur nga 13 Qershor 2005 – 15 Nëntor 2007. Projekti EURALIUS I, është kryesuar nga Dr. Gerald Colledani dhe më vonë në 1 Shkurt 2007 deri në vijim nga Dr. Roland Miklau. Projekti ishte konceptuar me 10 komponentë (objektiva) dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë dhënë ekspertizën e tyre në këto drejtime: 

• Organizimi i sistemit të Drejtësisë dhe ngritja e Dialogut e Bashkëpunimit në Sistemin e Drejtësisë- Zj. Kaarina Buure-Hagglund

• Hartimi i Ligjeve dhe përafrimi ligjor- Zj. Katheleen Imholz

• Buxheti gjyqësor, planifikimi dhe menaxhimi- Z. Juris Avotins

• Menaxhimi i gjykatave dhe menaxhimi i çështjeve- Zj. Christine Lindemann-Proetel & Johannes Schimpelsberger

• Çështje të sistemit të burgjeve- Z. Thomas Schmidt

• Koordinimi i projekteve të drejtësisë të BE në Shqipëri- Z. Roland Miklau

Koordinator i Projektit EURALIUS I ka qenë Ministria Federale e Drejtësisë Austriake dhe menaxhimi i këtij projekti është kryer nga Qendra për Kompetencë Ligjore (CLC).

Gjatë zbatimit të EURALIUS I janë arritur shumë rezultate, nga ku prej të cilave mund të përmendim “Manuali i Hartimit të Ligjeve”-për Drejtorinë e Kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë, Instalimi I CCMIS (Menaxhimi i sistemit informatik i Çështjeve Civile), disa rekomandime për ligje/draft-ligje/akte nën ligjore, një Studim fizibiliteti mbi mundësitë e aplikimit të dënimit alternativ etj…

Sa i përket Misionit të parë të EURALIUS, sot falë këtij studimi fizibiliteti të hartuar nga Eksperti Ndërkombëtar, Qeveria Shqiptare ka krijuar Drejtorinë e Shërbimit të Provës. Referohu linkut http://www.sherbimiproves.gov.al/index.php/al 

Produkte të dorëzuar

Raporti Final Euralius I 

Manuali i Hartimit te Ligjeve

 

Kalendari i aktiviteteve

Gusht 2017
D H M M E P Sh
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31